Ylli i Juventusit kërkon ekip të ri, shkaku i Allegrit
Anësori i ri suedez, Dejan Kulusevski është shumë afër largimit nga Juventusi, sipas A Bola.
Pas një fillimi shumë premtues të sezonit të kaluar, sulmuesi 21-vjeçar ka humbur rëndësinë këtë sezon.
Me Andrea Pirlon në stol, Kulusevski luajti 60 ndeshje, më shumë se 3000 minuta, shënoi tetë gola dhe dha tetë asistime.
Megjithatë, këtë sezon, sulmuesi nordik ka rënë në një rol zëvendësues me Massimiliano Allegri dhe tashmë ka disa klube që janë në rresht për ta nënshkruar me të dhe për t’i dhënë atij rregullsinë që kërkon.
Fiorentina, Atalanta dhe Tottenham janë disa nga skuadrat e interesuara për suedezin, me vlerë 35 milionë euro.
(Kosova Sot Online )