Lexoni edhe:
Gjashtë lojtarët e Barcelonës që mund të përfitojnë nga ardhja e Xavit
Antonio Conte ua ka ndaluar picën, keçapin dhe majonezin lojtarëve të Tottenhamit në qendrën stërvitore të klubit, sipas mediave angleze.
Conte e udhëhoqi Tottenhamit drejt fitores 3:2 kundër Vitesses në ndeshjen e tij të parë si trajner i skuadrës të enjten e kaluar, por skuadra e tij u ndal me një barazim pa gola nga Evertoni në Premierligë të dielën.
Trajneri italian ka shumë punë për të bërë për ta arritur synimin e klubit, top katërshen në Premierligë, prandaj ka nisur zbatimin e disa rregullave të ngjashme me ato që i kishin sjellë sukses në Chelsea.
Sipas The Athletic, Conte beson se një numër i lojtarëve të tij janë mbipeshë dhe kështu ka vendosur që t’ua largojë picën, keçapin dhe majonezin nga qendra stërvitore.
Gjashtë lojtarët e Barcelonës që mund të përfitojnë nga ardhja e XavitLexoni edhe:
Po ashtu, raportohet se ai ua ka ndaluar atyre edhe pijet e gazuara dhe iu ka kërkuar të hanë më shumë fruta dhe të pinë më shumë lëngje frutash.
Thuhet se Conte kishte mbetur i pakënaqur me gjendjen fizike të lojtarëve të vet pas fitores kundër Vitesses.
(Kosova Sot Online )