Lexoni edhe:
Dhënia e dozës së tretë të vaksinës Anti-COVID në Kosovë, çështje ditësh
Barcelona dhe Manchester City zhvilluan bisedime të mëdha për shkëmbimin e disa lojtarëve në afatin kalimtar të verës së fundit.
Klubi nga Camp Nou ka pasur një verë shumë të ngarkuar, ku përfunduan me largimin e dy prej yjeve kryesore, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.Megjithatë, drejtuesit e klubit ishin të interesuar të zvogëlojnë humbjen e yjeve duke sjell emra të rinj në klub.Sipas mediumit Radio Cataluyna, presidenti i Barçës, Joan Laporta i propozoi Cityt një shkëmbim kompleks me katër lojtarë.
Dhënia e dozës së tretë të vaksinës Anti-COVID në Kosovë, çështje ditëshLexoni edhe:
Laporta ishte i përgatitur të krijonte një marrëveshje që do të shihte sulmuesin Ousmane Dembele dhe mbrojtësin Ronald Araujo duke u shkëmbyer me Raheem Sterling dhe Aymeric Laporte.Në fund të fundit, marrëveshja dështoi me Sterling që hezitoi të transferohej te Barca në atë kohë.
Megjithatë, qëndrimi i Sterling ka ndryshuar që atëherë këtë sezon, me reprezentuesin anglez që flet hapur për ambiciet e lëvizjes jashtë vendit.
(Kosova Sot Online )