Lexoni edhe:
Trajneri e shpjegon dhe i reagon ashpër Ronaldos, zotohet se Portugalia do të shkojë në Botëror
Spanja arriti të kualifikohej për në Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022, pas fitores 1-0 ndaj Suedisë.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Alvaro Morata në minutën e 86-të, e që u asistua nga Dani Olmo.
Por, gjatë përballjes mes dy përfaqësuesve, Zlatan Ibrahimovic bëri nj veprim të shëmtuar ndaj Cesar Azpilicuetas.
Derisa lojtarët e të dy skuadrave ishin të vendosura në zonën e rreptësisë së Spanjës, sulmuesi suedez goditi mbrapa shpinës anëtarin e Chelseat.
Gjyqtari dhe VAR-i nuk arritën të kapin atë moment, derisa Ibrahimovic shpëtoi pa u ndëshkuar.
Natyrisht se momenti u bë viral në rrjetet sociale, me shumë përdorues që kritikuan suedezin për veprimin e bërë.
NOOOO ATROPELLARON A AZPI ?????? pic.twitter.com/8Dw5wysLcr
— Falcons (@Falcons) November 14, 2021
(Kosova Sot Online )