
Barça është ende e interesuar për Sterlingun

Gjiganti katalunas po planifikon ta transferojë sulmuesin anglez të Manchester Cityt në afatin kalimtar të janarit
Barcelona po e konsideron ende transferimin e Raheem Sterlingut.
Për këtë siguron mediumi britanik, “Sky Sports”.
Sterling mbetet objektiv i gjigantit katalunas, i cili po e shikon mundësinë se si ta sjellë atë në “Camp Nou”.
Ylli i Manchester Cityt së fundmi e ka lënë të hapur mundësinë që të luajë jashtë Anglisë.
Me këtë rast, ai i dha shpresë klubit “Blaugrana”.
Nuk përjashtohet mundësia që Barça ta huazojë përfaqësuesin anglez në janar dhe ta blejë përfundimisht verën tjetër.
(Kosova Sot Online)