Lexoni edhe:
Kualifikimet për Euro U21: Kosova e kërkon fitoren e parë kundër Shqipërisë
Tani jemi rreth një vit larg nga fillimi i Kupës së Botës që do të mbahet në Katar.
Përderisa turneu do të mbahet në dimrin e vitit 2022 dhe jo në verë siç është bërë zakonisht, shumica e kualifikimeve do të mbyllen në fund të këtij viti. Dhe, si çdoherë nuk mungojnë as dramat. Kush është kualifikuar për Kupën e Botës deri tash? Katari
U kualifikua më 2 dhjetor të vitit 2010, atëherë kur u njoftua se do të jenë nikoqir të ngjarjes më të madhe të futbollit në botë.
Kualifikimet për Euro U21: Kosova e kërkon fitoren e parë kundër ShqipërisëLexoni edhe:
Gjermania
U kualifikua më 11 tetor të vitit 2021, ndërsa kjo do të jetë paraqitje e 18 radhazi e tyre në Kupë të Botës.
Danimarka
U kualifikua më 12 tetor 2021, ndërsa kjo do të jetë paraqitje e tyre e gjashtr paraqitje e tyre e gjashtë në Botëror, e dyta radhazi.
Brazili
U kualifikua më 11 nëntor 2021, ndërsa kjo do të jetë paraqitja e 22-të në Botëror, të gjithë njëri pas tjetrit.
Franca
U kualifikua më 13 nëntor 2021, ndërsa kjo do të jetë paraqitje e 14-t paraqitje e 14-të e tyre në Botëror, e treta radhazi.
Kroacia
U kualifikua më 14 nëntor 2021, ndërsa kjo do të jetë paraqitja e gjashtë e tyre, e treta radhazi.
Spanja
U kualifikua më 14 nëntor 2021, ndërsa kjo do të jetë paraqitje e tyre e 16-të, e 12-ta radhazi.
Serbia
U kualifikua më 14 nëntor 2021, ndërsa kjo do të jetë paraqitje e tyre e 13-të, e katërta radhazi.
Anglia
U kualifikua më 15 nëntor 2021, ndërsa kjo do të jetë paraqitje e tyre e 16-të, e shtata radhazi.
Zvicra
U kualifikua më 15 nëntor 2021, ndërsa kjo do të jetë paraqitje e tyre e 12-të, e pesta radhazi.
Kush mund të dështojë të kualifikohet në Botëro nga kombëtaret e mëdha?
Normalisht, çdo kombëtare që nuk është kualifikuar mund ta humbasë Botërorin, por kush janë kombëtaret më të mëdha që mund të dështojnë?
Japonia, Afrika e Jugut, Kameruni, Kosta Rika, Portugalia, Italia, Irlanda, Suedia, Holanda, Norvegjia, Kili, Kolumbia, Uruguay.
(Kosova Sot Online )