Prishtina zyrtarizon ndarjen me trajnerin Ramadani

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 19:55
Prishtina zyrtarizon ndarjen me trajnerin Ramadani

FC Prishtina e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Zekirija Ramadani.

“Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020.

“Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshiron përzemërsisht suksese në karrierë”, shkruan FC Prishtina në Facebook.

(Kosova Sot Online)