![](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/18/200x200_auto_auto_Ligji_Anti-Mafia_frikeson_politikanet_e_nivelit_te_larte_1157641719816260915951637226714.jpg)
Lexoni edhe:
Alarmi qe vjen nga miqtë ndërkombëtar - shteti në rrezik nga drejtësia e dështuar përballë krimit të organizuar!
Miralem Pjanic e ka mohuar se pirja e shishas dhe alkoolit ishin arsyeja e përjashtimit të tij nga ekipi kombëtar i Bosnjës. Bosnja e përzuri mesfushorin e Besiktasit Pjanic pasi ai ishte kapur duke pirë shisha dhe alkool para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës kundër Finlandës më 13 nëntor.
Bosnja e humbi 3:1 atë ndeshje dhe Pjanic u nxor nga loja në minutën e 66-të. Tifozët në stadium e fishkëllyen Pjanicin derisa ai po e linte fushën pas një paraqitjeje të dobët. Sipas mediave boshnjake, trajneri Ivaylo Petev kishte biseduar me Pjanicin para se ta largonte nga ekipi kombëtar.
Pjanic, lojtar i Barcelonës i huazuar në Besiktas këtë sezon, e kishte pranuar vendimin e trajnerit.
Por Pjanic i ka mohuar lajmet se ai u përjashtua shkaku i shishas dhe alkoolit.
“Unë i mohoj këto lajme zyrtarisht. Ishte vendim i përbashkët me trajnerin për të mos luajtur”, shkroi Pjanic në Instagram.
“Meqë ra fjala, kjo fotografi është e vjetër. LAJME TË RREME”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )