Guardiola e do mesfushorin e Barcelonës

  • 18 November 2021 - 09:23
Guardiola e do mesfushorin e Barcelonës

Ndonëse u transferua me bujë verën e 2019-ës nga Ajaxi te Barcelona, Frenkie De Jong nuk po bind dhe mediat spanjolle janë të bindura qe holandezi do të jetë i sakrifikuari i klubit katalan.

Trajneri i ri “blaugrana”, Xavi ka dhënë miratimin për shitjen e De Jong, i cili preferohet shumë nga një tjetër katalan si Pep Guardiola, që do ta mirëpriste krahë-hapur te Manchester City.

Këta të fundit janë gati të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e De Jong, një shifër kjo që do të përmirësonte ndjeshëm situatën financiare të Barcelonës dhe do t’u jepte mundësi katalanëve të bënin merkato që në janar.

(Kosova Sot Online )