Lexoni edhe:
Kryetari në ardhje Përparim Rama të kërkon llogari nga Shpend Ahmeti dhe ta akuzon atë për keqpërdorimet që i ka bërë
Florian Marku frikësohet se gruaja e tij do të lindë gjatë kohës kur ai të jetë duke boksuar me Jorick Luisetto në SSE Arena të shtunën mbrëma.
Ylli shqiptar synon të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt fitimit të titullit botëror në peshën e lehtë. Jam vërtet shumë i lumtur”, tha Marku në konferencë për media.
“Boksi është jeta ime, njerëzit nuk e kuptojnë këtë por është e vetmja gjë që më bën të lumtur”.
“Tani që po flasim, gruaja ime është shtatzënë në muajt e fundit të shtatzënisë, kështu që mund të lind tani, nesër ose ditën tjetër”.
“Shpresoj të mos lind të shtunën sepse s’do të jem në gjendje ta shoh atë, por jam i lumtur që gjendem këtu”.
(Kosova Sot Online )