Lexoni edhe:
Derbi i shqiptarëve në Premierligë, Rashica kundër Brojës
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, konfirmon trajnerin e kombëtares shqiptare Edoardo Reja edhe për edicionin e ardhshëm të Nations League dhe ndoshta edhe për eliminatoret Europianit Gjermani 2024.
Në një konferencë për shtyp ku analizoi paraqitjen e kuqezinjëve në eliminatoret e Botërorit Katar 2022, Duka vlerësoi punën e Rejës, me numrin 1 të FSHF-së që theksoi se ka nisur një projekt afatgjatë me italianin dhe stafin e tij dhe bashkëpunimi me ta do të vazhdojë.
Derbi i shqiptarëve në Premierligë, Rashica kundër BrojësLexoni edhe:
“Ne kemi filluar një projekt me stafin për të ndërtuar ekipin kombëtar, Reja është kryetrajner. Pastaj është edhe përgatitësi fizik që është drejtor i këtij departamenti që ne na ka munguar më parë, këtë e kemi filluar me Febrari që është pjesë e stafit të Rejës. Po ashtu edhe me doktorët e kombëtares, është një projekt që nuk mund të ndërpritet. Nuk i marrim dot frytet për një vit, kjo kontratë përfundon në nëntor të vitit 2022 dhe kemi kohë”.
(Kosova Sot Online )