Tifozi i Fenerbahçes pëson infarkt dhe vdes pas triumfit emocionues në derbi

  • A.P /
  • 22 November 2021 - 21:38
Tifozi i Fenerbahçes pëson infarkt dhe vdes pas triumfit emocionues në derbi

Fenerbahce fitoi 1-2 derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Galatasaray, sfidë që u luajt mbrëmjen e së dielës.

Një tifoz i Fenerbahces pësoi sulm në zemër pas golit të shënuar. Ai u dërgua në spital, por vdiq përkundër intervenimit.

Ahmet Uysal, shkoi në një kafeteri për ta pare ndeshjen mes Fenerbahces dhe Galatasarayt. Ai u emocionua shumë pas golit të shënuar në kohën shtesë, gjë që ia shkaktoi sulmin kardiak.

Uysal ran ë tokë dhe u dërgua në4 një spital privat nga personat që ishin në kafeteri.

(Kosova Sot Online)