Lexoni edhe:
Martin dëshiron vetëm hakmarrje ndaj Joshuas
Zlatan Ibrahimovic u bë protagonist në sfidën Spanjë-Suedi me një përplasje që i bëri nga pas shpinës, mbrojtësit Cesar Azpilicueta, por për fat të mirë rasti i tij kaloi jashtë vëmendjes së VAR-it dhe sulmuesi me origjinë boshnjake ia hodhi paq.
Megjithatë pamjet bënë xhiron e botës dhe dukej qartë që Ibra e godiste qëllimisht mbrojtësin spanjoll, teksa edhe vetë sulmuesi ka pranuar se e ka përplasur me vetëdije Azpilicuetën, madje duke shpjeguar edhe arsyet.
Martin dëshiron vetëm hakmarrje ndaj JoshuasLexoni edhe:
“Kam qëlluar Azpilicuetën nga pas dhe e bëra qëllimisht. Nuk më vjen turp ta pranoj këtë, pasi ai u soll keq me një nga shokët e mi të skuadrës. Ajo që bëra ishte një budallallëk, por në të njëjtën kohë, një mënyrë për t’i thënë ‘mos e bëj atë veprim kundër meje, sepse e sheh çfarë të pret’”, tregoi Ibrahimovic.
“Ai nuk bëri gjë ndaj meje, por ndaj një shoku të skuadrës, që nuk reagoi. Djemtë te Suedia janë disa 20-vjeçarë të urtë, por unë jam aty për t’i mbrojtur dhe jam i bindur që pas asaj goditjeje, Azpilicueta e ka kuptuar gabimin e tij”, deklaroi Ibra.
(Kosova Sot Online )