Lexoni edhe:
Ambasadori Rhode për krimin në Gllogjan: I shokuar, autorët duhet të sillen para drejtësisë
Ferran Torres mund ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin 2022/23.
Sipas Mundo Deportivo, lojtari nuk ndihet i vlerësuar te Manchester City dhe ka vendosur që ky do të jetë sezoni i fundit në Premierligë. Ai dëshiron të rikthehet në Spanjë, në La Liga, ku e ka treguar më së miri veten sa ishte pjesë e Valencias.
Xavi Hernandez e pëlqen lojtarin dhe mund të nisë punën qysh tani për ta transferuar spanjollin gjatë verës.
Në lidhje me vendimin për t’u larguar, Torres është treguar korrekt dhe së fundmi ka lajmëruar trajnerin Pep Guardiola, i cili nuk ka pasur shumë për të bërë i gjendur para faktit se s’po i jep minuta dhe është shprehur se nëse klubet gjejnë gjuhën e përbashkët atëherë edhe ai është dakord.
Gjithnjë sipas medias katalanase, drejtues të Barcelonës duke parë vullnetin e lojtarit 21-vjeçar kanë nisur lëvizjet e para dhe kanë biseduar me agjentin e Torres.
Nuk përjashtohet një transferim madje edhe në merkaton e janarit.
21-vjeçari po luan sezonin e dytë me Cityn, ka bërë 43 paraqitje, ka shënuar 16 gola.
(Kosova Sot Online )