Lexoni edhe:
Gazeta gjermane Bild: Ky është skandal, Lewandowski vetëm i dyti
Lionel Messi e ka pranuar se ndihet tejet i lumtur për fitimin e Topit të Artë 2021, pavarësisht se këmbëngul se arritjet ekipore janë parësore për të.
Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde në karrierë, për lojtarin më të mirë të vitit, të hënën në një gala mbrëmje në Paris. Sulmuesi i Paris Saint-Germain i fitoi 613 gola, duke e lënë Robert Lewandowskin e Bayern Munich mbrapa me 580 vota. Në një reagim në Facebook të hënën vonë, Messi shkroi: “Megjithëse unë gjithmonë i vë (arritjet) kolektive (para atyre individuale), nuk mund ta fsheh gëzimin që isha në gjendje ta fitojë edhe një tjetër Top të Artë. Dëshiroj t’i falënderoj dhe t’ua kushtoj kolegëve të mi dhe stafit të Kombëtares së Argjentinës për një vit shumë të mrekullueshëm që e përjetuam”.
Gazeta gjermane Bild: Ky është skandal, Lewandowski vetëm i dytiLexoni edhe:
“Po ashtu edhe të gjithë të tjerët në Barcelonë dhe në PSG. Dhe natyrisht familjen dhe miqtë e mi, si dhe të gjithë njerëzit që më kanë përkrahur, të cilët më qëndrojnë pranë, kujdesen për mua: pa ta nuk do të kishte qenë e mundur asnjëherë. Dhe faleminderit France Football për çmimin. Përqafime!” shtoi ai. Argjentinasi e lë tani mbrapa rivalin e vet të përbetuar, Cristiano Ronaldo, i cili ka pesë Topa të Artë.
Messi ia fitoi Argjentinës trofeun e parë të madh pas një pritjeje të gjatë 28-vjeçare, kur triumfoi ndaj Brazilit në finale të Kupës së Amerikës 2021 në verë. Mënyra sesi 34-vjeçari e mbizotëroi turneun e Amerikës Jugore ishte e mahnitshme, pasi ai ishte golashënuesi më i mirë, asistuesi më i mirë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.
Ai po ashtu e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe e mbylli sezonin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në La Liga.
(Kosova Sot Online )