Lexoni edhe:
Messi: Edhe pse arritjet ekipore janë kryesore, s’mund ta fsheh dot gëzimin për Topin e Artë
Legjenda braziliane Ronaldinho e ka uruar Lionel Messi për fitimin e Topit të Artë 2021, duke shprehur kënaqësi që ish-bashkëlojtari i tij e fitoi të shtatin rekord në karrierë.
Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde në karrierë, për lojtarin më të mirë të vitit, të hënën në një gala mbrëmje në Paris, raporton Gazeta Express.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain i fitoi 613 gola, duke e lënë Robert Lewandowskin e Bayern Munich mbrapa me 580 vota.
Ronaldinho, i cili luajti përkrah Messit në Barcelonë nga viti 2003 deri më 2008, ndihet i lumtur për argjentinasin.
“Urime Leo Messi! Është kënaqësi e madhe të të shoh me një tjetër Top të Artë. Ju meritoni gjithçka në jetë. I shtati tashmë dhe të përshtatet edhe më shumë!” shkroi Ronaldinho në Twitter, i cili e kishte fituar Topin e Artë më 2005. Argjentinasi e lë tani mbrapa rivalin e vet të përbetuar, Cristiano Ronaldo, i cili ka pesë Topa të Artë.
Messi ia fitoi Argjentinës trofeun e parë të madh pas një pritjeje të gjatë 28-vjeçare, kur triumfoi ndaj Brazilit në finale të Kupës së Amerikës 2021 në verë. Mënyra sesi 34-vjeçari e mbizotëroi turneun e Amerikës Jugore ishte e mahnitshme, pasi ai ishte golashënuesi më i mirë, asistuesi më i mirë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.
Ai po ashtu e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe e mbylli sezonin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në La Liga.
(Kosova Sot Online )