
Norwichi po “shkrihet” pas Rashicës

Milot Rashica ishte lojtari i ndeshjes në sfidën e Norwich ndaj Wolves, e cila përfundoi pa gola.
Ylli kosovar është ambientuar mjaft mirë në ishull dhe po tregon performanca të mira, ndonëse ende nuk ka shënuar gol në elitën e futbollit anglez.
E paraqitjet e tij pa dyshim se po pëlqehen edhe nga Norwich
“Kanarinat” kanë dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe Rashica ishte pjesë e rëndësishme në këtë sukses të tyre.
“Neve na pëlqen ta shohim Rashicën me topin në këmbët e tij”, thuhej në postimin e Norwich në Twitter.
(Kosova Sot Online)