Lebron James në izolim shkaku i Covid-19

  • 01 December 2021 - 13:31
Lebron James në izolim shkaku i Covid-19

LeBron James, i cili ka thënë se është i vaksinuar, dyshohet të jetë infektuar me Covid-19 dhe si pasojë është izoluar.

Ylli i Lakers, në zbatim të protokollit të NBA-së tani do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën 10 ditë ose do të duhet që tamponët e kryer prej tij me 24 orë diferencë të tregojnë rezultatin negativ, që të mund të kthehet menjëherë mbi parket.

Mbreti James mungoi në Sacramento, ku skuadra nga Kalifornia kishte udhëtuar për takimin e radhës. Ai fluturoi menjëherë drejt Los Angelosit për t’u futur në karantinë.

Frank Vogel, trajneri i Lakers, në lidhje me situatën e James, deklaroi: “Është humbje e madhe për ne. Na vjen keq, i dëshirojmë më të mirën.”

Më pas, në mbrëmje, pavarësisht mungesës së LeBron, Lakers fituan në fushën e “Kings” 117-92.

(Kosova Sot Online )