![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/02/200x200_newFile-1-600x3601638433707.jpg)
Lexoni edhe:
Joshua: Jam i zemëruar me veten, do t’i hakmerrem Usykut
Antonio Conte ka thënë se udhëheqja e skuadrës së Tottenhamit është sfida e tij më e madhe deri tani në karrierë si trajner.
Conte e ka kuptuar shpejt se sa të vështirë do ta ketë ta kthejë Tottenhamin në krye të futbollit anglez pasi u emërua në postin e trajnerit katër javë më parë.
Trajneri italian kishte thënë se niveli në skuadrën e tij nuk ishte i lartë, pas humbjes turpëruese kundër autsajderave të Sllovenisë, NS Mura, në Europa Conference League javën e kaluar.
Joshua: Jam i zemëruar me veten, do t’i hakmerrem UsykutLexoni edhe:
Dhe Conte beson se korrja e suksesit sic kishte bërë në Chelsea, Juventus dhe Interi do të jetë detyra e tij më e vështirë deri tani.
“Sfida ime më e madhe, po. Por siç thashë në Mura, nuk kam frikë nga kjo”, tha Conte para ndeshjes kundër Brentfordit.
“Jam shumë entuziast. Kur erdha këtu e shijova çastin. Më pëlqen të punoj me këta lojtarë, më pëlqen të flas me klubin. Tani më së shumti rëndësi ka krijimi i një themeli të mirë dhe pastaj ndërtimi i një gjëje të rëndësishme”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )