Lexoni edhe:
Fati do të jetë armiku i këtyre shenjave gjatë vitit 2022
Prishtina – Drita do të jetë derbi i xhiros së 17-të dhe njëherësh njëra prej ndeshjeve më të mëdha të stinorit vjeshtor
Derbi i xhiros së 17-të të BKT Superligës së futbollit do të luhet këtë fundjavë në kryeqytet. Prishtina dhe Drita do t’i masin forcat në stadiumin “Fadil Vokrri”, në tentim të fitoreve të radhës.
Këto dy skuadra e kishin dominuar futbollin kosovar sezonin e kaluar dhe njihen si rivalë të vjetër.
Të dyja ekipet Bardhekaltër vijnë nga fitoret e thella në xhiron paraprake.
Gjilanasit e mundën Dukagjinin 4:0, kurse prishtinasit Ulpianën 3:0.
Aktualisht, Prishtina është e pesta me 24 pikë, derisa Drita e treta me 28 pikë, vetëm dy më pak se lideri, Ballkani.
Sot luihen këto takime:
Fati do të jetë armiku i këtyre shenjave gjatë vitit 2022Lexoni edhe:
Therandasit nga ana e tyre do ta vizitojnë Drenicën në krizë, ndaj së cilës llogarisin në fitore.
Tri pikët e radhës do t’i kërkojë edhe Gjilani, i cili do t’i bëjë gosti Malishevës.
“Skifterat” janë në vendin e dytë dhe do ta presin çdo gabim të ekipit nga Suhareka për ta rimarrë kreun e tabelës.
Një duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Dukagjinit me Llapi.
Sot luhen keto takime:
(Kosova Sot Online )