Lexoni edhe:
Azer Bislimaj e fiton kupën e bronztë në “Balkan Open 2021” në golf
Paulo Dybala ia siguroi fitoren Juventusit ndaj Genoas, duke e shënuar golin e dytë në ndeshje.
Sulmuesi argjentinas nuk e pati një vit të mirë, por shpreson që të këndellet.
Ai ka folur edhe për kontratën e tij dhe për vazhdimin eventual të saj, për të cilën po diskutohet qe një kohë.
“Klubi për momentin ka gjëra të tjera për të menduar, vazhdimi i kontratës mund të presë. Është më e rëndësishme ajo çfarë po ndodh”, deklaroi Dybala pas lojës.
Azer Bislimaj e fiton kupën e bronztë në “Balkan Open 2021” në golfLexoni edhe:
“Unë mundohem të luaj gjithmonë mirë, të jap gjithmonë kontribut. Duke luajtur çdo tri ditë ndodh që të mos e marrësh veten. Unë ushtroj si është më së miri për të luajtur gjithmonë”, vazhdoi Dybala.
Sipas tij, tash e tutje Juve duhet të fitojë gjithmonë për t’ju afruar kreut të tabelës.
Viteve të fundit spekulohej për një largim të mundshëm të ish-futbollistit të Palermos nga Torino, por duket se tash Juve e ka ndërruar mendjen dhe dëshiron ta mbajë sulmuesin argjentinas.
(Kosova Sot Online )