Barça, në bisedime të avancuara me Azpilicuetan

  • 06 December 2021 - 14:37
Barça, në bisedime të avancuara me Azpilicuetan

Barcelona është e interesuar për mbrojtësin e djathtë të Chelseat, Cesar Azpilicueta.

Për këtë siguron mediumi “El Nacional”.

Kapiteni i Chelseat do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi do t’i skadojë kontrata.

Palët nuk janë të interesuar për ta vazhduar më bashkëpunimin, kështu që përfaqësuesi spanjoll mund t’i bëjë valixhet gati.

E në verën e vitit 2022, Azpilicueta mund të rikthehet në atdhe dhe të përfundojë në Barcelonë.

Gjiganti katalunas e riktheu së fundmi Dani Alvesin, por nuk mund të llogarisë shumë në të edhe për sezonin tjetër, duke e pasur parasysh moshën e tij. 

(Kosova Sot Online )