Lexoni edhe:
Gjykimi për korrupsion në Gjilan, eksperti i ndërtimtarisë thotë se nuk ka institucion kredibil për të parë cilësinë e asfaltit
Cavani mund të përfundojë në “Camp Nou”. Sipas Mundo Deportivos, Barcelona është e bindur se do të gjejë një marrëveshje me Manchester Unitedin për Edinson Cavanin. Uruguaiani po priste të përfundojë kontrata në qershor dhe të largohet, por Barça e ka joshur dhe mund të largohet që në janar. Ai s’po ka minuta në Old Trafford që nga ardhja e Cristiano Ronaldos.
Cavani mund të arrijë një marrëveshje me djajtë e kuq për të shkëputur kontratën dhe për ta veshur fanellën e Barcelonës, atje ku Xavi Hernandez mezi po e pret pasi po i mungon një sulmues me përvojë, pas probleme shëndetësore të Sergio Aguero që s’dihet se kur mund të rikthehet në fushë.
(Kosova Sot Online )