Lexoni edhe:
Gjykimi për korrupsion në Gjilan, eksperti i ndërtimtarisë thotë se nuk ka institucion kredibil për të parë cilësinë e asfaltit
Ndeshja të shumta në fundjavë e në mesjavë, por Luka Modric vazhdon të aktivisohet gjithmonë titullar.
Ai është 36-vjeçar, por sipas Carlo Ancelottit po e kryen punën për mrekulli andaj s’ka se pse ta lë jashtë formacionit për të pushuar.
“Sigurisht që ai duhet të pushojë dhe është normale. Tani ai ka pesë ditë për të pushuar dhe për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme”, u shpreh Carlo.
“Mendoj se ai pushon mirë në shtëpi dhe bën një jetë të qetë. Ai është një lojtar i veçantë. Ne kemi tre mesfushorë të mëdhenj (Kroos,Casemiro,Modric) dhe gjithashtu Valverde dhe Camavinga po presin nga pas”.
“Ditën që një nga të tre është i lodhur, asgjë nuk ndodh sepse do të vendosim një tjetër që do të bëjë paraqitje po ashtu të një niveli të lartë”.
(Kosova Sot Online )