Guardiola për shortin: Do të ishte gabim nëse s’do të përsëritej
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka mbështetur UEFA-n, e cila vendosi për përsëritjen e shortit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
UEFA bëri të ditur se për shkak të gabimeve teknike ka marrë vendim për ta anuluar shortin që e tërhoqi herën e parë nga ora 12:00.
Trajneri spanjoll deklaroi se nëse nuk do të përsëritej atëherë do të ishte gabim.
“Dëshironi një vlerësim për shortin? Ajo do të ndodhë përsëri. Është e drejtë. Ishte nje gabim. Këto gjëra mund të ndodhin edhe me menaxherët, lojtarët dhe UEFA-n. Është e drejtë. Do të ishte gabim të mos përsëritej, do të kishte dyshime”, theksoi Guardiola.
Skuadra e tij, Manchester City do të përballet me skuadrën portugeze, Sporting Lisbon.
(Kosova Sot Online)