Lexoni edhe:
Kosovari Edon Zhegrova: Do të luaj për Barcelonën, s’ndalem pa e arritur këtë
“Agueroooooooo”, është komentimi i famshëm i Martin Tyler i bërë në vitin 2012, e që mund të thuhet se është futur në histori të futbollit, por padyshim edhe në atë të Manchester Cityt – duke ditur se në atë kohë Citizens ishin shpallur kampion pikërisht nga goli i argjentinasit.
Sot (e mërkure), Kun i dha fund karrierës së tij të pasur në futboll, por jo me dëshirë, pasi problemet me zemër i quan sinjale se ai nuk mund të vazhdojë më të luajë.
Përmes një konference për media, Aguero njoftoi se ka vendosur të pensionohet nga futbolli i luajtur dhe do të vë fokusin parësor te shëndeti. Mes lotëve, argjentinasi tha se ky është një vendim tejet i vështirë për të dhe se nuk do dëshironte ta mbyllte karrierën në këtë mënyrë.
Kosovari Edon Zhegrova: Do të luaj për Barcelonën, s’ndalem pa e arritur këtëLexoni edhe:
Në lidhje me pensionimin e tij, bota e futbollit për një çast, njëzëri vendosën t’i urinon më të mira Sergios për pensionimin nga sporti më i shikuar. “Ishte një nder të konkurroje kundër një lojtari si ju, @aguerosergiokun, një nga lojtarët më të mirë në botë. Urime për ju dhe familjen tuaj”, shkruhet në postimin e Real Madridit.
“Faleminderit për kujtimet, Sergio. T’i dëshirojmë më të mirat”, është postimi i Atletico Madridit për ish-lojtarin e tyre. “Faleminderit për gjithçka, kampion! Buzëqeshja juaj do të mbetet në kujtesën tonë kur të ngrini CONMEBOL # CopaAmérica që keni dëshiruar aq shumë. Do të na mungosh në fushën e lojës, Kun!”, është postimi i Copa America.
(Kosova Sot Online )