Inter thyen rekordin e vendosur në vitin 1950

  • 18 December 2021 - 09:39
Inter thyen rekordin e vendosur në vitin 1950

Inter luajti dje në mbrëmje ndaj Salernitanës ku fitoi me rezultatin e thellë 0-5.

Serinë e golave e hapi Perisiç e më pas e vazhdua, Dumfries, Sanchez, Lautaro dhe Galiardini. Inter kreu një lojë totalisht të kontrolluar ku ka dhuruar edhe spetakël me mënyrën e ndërtimit të lojës dhe aksioneve.

Por Inter nuk mori vetëm tre pikë dje shumë të rëndësishme për të ruajtur kreun, gjithashtu theu dhe rekordin personal të vitit 1950.

Në vitin 1950 Inter ka shënuar në një vit kalendarik në total 99 gola. U deshën shumë vite për ta thyer këtë rekord dhe kjo gjë ndodhi pikërisht dje ku me fitoren me 5 gola të shënuar, arriti në 103 gola në total në një vit kalendarik në Seria A.

Me Simone Inzaghin Inter ka shënuar deri më tani 48 gola, ku ka edhe një ndeshje për të luajtur në vitin 2021 ndaj Torinos. Në pjesën e parë të vitit 2021, nën drejtimin e Antonio Conte Inter grumbulloi 55 gola në total.

(Kosova Sot Online )