Lexoni edhe:
Mina, zëvendësuesi i Manolas dhe rivali i Rrahmanit
Simone Inzaghi u shfaq i kënaqur pas fitores kundër Salernitana. Interi i tij realizoi 5 gola dhe tekniku në Sky Sport Italia u shpreh:
“Këto ndeshje në letër duken të lehta, por nuk është ky rasti. Djemtë patën të njëjtën sjellje nga fillimi, unë bëra ndryshime dhe ju as nuk e dalloni për shkak se të gjithë djemtë rriten njëlloj.
Kemi përpara ndeshjen e nëntë në 25 ditë dhe duhet të shtrëngojmë dhëmbët edhe një herë para pushimit të Krishtlindjes”.
Mina, zëvendësuesi i Manolas dhe rivali i RrahmanitLexoni edhe:
“Mendoj se ne gjithmonë kemi luajtur futboll të mirë, por me angazhimin në Champions League kemi lënë pikë rrugës. U paraqitëm mirë për ta mbajtur kokën lart dhe u kthyem në krye të tabelës. Tani duam ta mbajmë atë pozicion”.
“Liverpool, Manchester City dhe Bayern Munich ishin skuadrat që nuk i donim përballë, por ky është shorti. Duhet të shohim formën në shkurt, si do jemi fizikisht dhe me dëmtimet”, përfundoi Inzaghi deklaratën e tij.
(Kosova Sot Online )