Lexoni edhe:
Drejtësia e përgjumur duhet të zgjohet, dy fondet e " luftës" kërkohet të hetohen e gjykohen!
Ndeshja e Duisburgut me Osnabruck në kategorinë e tretë të futbollit gjerman u pezullua pas vetëm 30 minutave lojë të dielën, pasi zyrtarët e ndalën lojën pas thirrjeve raciste në tribuna.
Takimi i 3.Liga u pezullua nga gjyqtari kur kishte kaluar gjysmë ore lojë, pas thirrjeve raciste të tifozëve ndaj një lojtari të paspecifikuar në stadiumin Schauinsland-Reisen.
Megjithëse të dy ekipet biseduan për rifillimin e ndeshjes, ato e morën lajmin nga zyrtarët se ndeshja nuk ka mundësi të rifillojë.
Gjyqtari i ndeshjes kishte dëgjuar thirrje raciste ndaj një lojtari, me gjasë ndaj anësorit vizitor Aaron Opuku.
Në kohën kur ekipet ishin urdhëruar të futeshin në zhveshtore, tifozët u dëgjuan duke kënduar kore antifashiste si “Schrei nach Liebe” dhe “Nazistët lë të ikin nga këtu!”
(Kosova Sot Online )