Lexoni edhe:
Trajneri i Napolit e quan gjigant Amir Rrahmanin
Tifozët e Interit dhe të Romës e gjetën veten në të njëjtën atë këtë fundjavë, duke e falënderuar Jose Mourinho pas fitores së Romës 4:1 kundër Atalantës, derisa tifozët e Milanit e shprehën mllefin ndaj gjyqtarit Davide Massa për shfuqizimin e golit të barazimit kundër Napolit.
Interi është kampion dimëror i Serie A një ndeshje pa përfunduar pjesa e parë se sezonit 2021/22, pasi ka një epërsi prej katër pikëve ndaj Napolit dhe Milanit në krye të tabelës.
Takimi mes Milanit dhe Napolit përfundoi me plot polemika të dielën, pasi Franck Kessie iu shfuqizua për pozitë jashtë loje një gol i vonshëm me të cilin do ta kishte barazuar rezultatin.
Milani i ka mbledhur shtatë pikë nga pesë ndeshjet e fundit, njëlloj si Napoli, derisa Interi i ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit.
Trajneri i Napolit e quan gjigant Amir RrahmaninLexoni edhe:
Tifozët zikaltër janë të lumtur edhe për fitoren e Romës së Mourinhos ndaj Atalantës, pasi kjo bën që Interi ta thellojë në gjashtë pikë epërsinë ndaj kësaj të fundit.
Mourinho është shumë i dashur për tifozët e Interit, pasi iu dhuroi gëzimin më të madh atyre në vitin 2010, kur e udhëhoqi Interin drejt fitimit të tripletës.
(Kosova sot Online )