Lexoni edhe:
“Po kalojë çaste të pakëndshme” – Nadal infektohet me Covid-19
Sulmuesi kosovar do të largohet gjithsesi nga Lazio dhe në janar pritet të rikthehet në Turqi. Dy gjigantët nga Stambolli janë në garë për 27 vjeçarin.
Vedat Muriqi do të largohet gjithsesi nga Lazio muajin tjetër.
“Po kalojë çaste të pakëndshme” – Nadal infektohet me Covid-19Lexoni edhe:
Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të bind me kualitetet e tij në kryeqytetin italian.
Ai i ka realizuar vetëm dy gola për një vit e gjysmë.
Prandaj, “Biancocelesti” kanë vendosur ta shesin prizrenasin në afatin kalimtar të janarit.
Për përfaqësuesin kosovar, të gjitha rrugët çojnë kah Turqia.
Për të, interesim kanë shfaqur ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe gjiganti tjetër nga Stambolli, Galatasaray.
Më i mundshëm është rikthimi i Muriqit në klubin Verdh e Kaltër, aty ku e arriti kulmin e karrierës.
Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në Galatasaray.
Kjo pasi Lazio e pëlqen mbrojtësin e majtë të këtij ekipi, Patrick John Miguel van Aanholt.
Andaj, Muriqi do të mund të shkëmbehej pikërisht me mbrojtësin e majtë holandez.
27 vjeçari nuk ka arritur kurrë t’i bind drejtuesit e Lazios.
Atij i është dhënë rasti disa herë, por nuk ka ditur ta shfrytëzonte.
Prandaj, Muriqi i ka bërë valixhet gati dhe pritet të largohet nga Italia në fillim të janarit.
Futbollisti kosovar i kishte kushtuar Lazios afro 20 milionë euro dhe ai kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.
(Kosova Sot Online)