
Lexoni edhe:
Immobile mungon sërish, por Vedat Muriqi pritet ta ngrohë stolin sërish
Neymari i ka sharë me shaka bashkëlojtarët e vet te Paris Saint-Germain, treshen argjentinase Lionel Messi, Leandro Paredes dhe Angel Di Maria, në një fotografi me trofeun e Kupës së Amerikës.
Paredes e shpërndau në Instagram një fotografi ku ai, Messi dhe Di Maria shihen me trofeun e Kupës së Amerikës, të fituar në verë në finale kundër Brazilit.
Messi e frymëzoi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Amerikës 2021, duke i dhënë fund pritjes 28-vjeçare të argjentinasve për një trofe të madhe dhe duke e fituar trofeun e parë të madh në karrierë me ekipin kombëtar.
Angel Di Maria e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit në finale kundër Brazilit të Neymarit.
Immobile mungon sërish, por Vedat Muriqi pritet ta ngrohë stolin sërishLexoni edhe:
Në fotografinë e postuar në Instagram, Paredes shkroi: “Në shoqëri të mirë”.
Jo çuditërisht, bashkëlojtari i tyre dhe kundërshtari në nivel ndërkombëtar, Neymari ishte i shpejtë në reagimin e tij, duke i sharë tre bashkëlojtarët e vet,
“Prostituta”, iu komentoi Neymar atyre, me një emotikon duke qeshur me lot.
Neymar është shok i ngushtë me treshen argjentinase, sidomos me Messin, me të cilin luajti edhe në Barcelonë duke e fituar tripletën më 2015.
(Kosova Sot Online )