Ancelotti ndryshon mesfushën: Koha për Valverden dhe Camavingan

  • S.A /
  • 21 December 2021 - 15:58
Ancelotti ndryshon mesfushën: Koha për Valverden dhe Camavingan

Carlo Anceloti duhet të ndryshojë mesfushën ndaj Athletic Bilbaos. Fede Valverde dhe Eduardo Camavinga pritet të startojnë për Real Madridin. Casemiro, Kroos dhe Modriz kanë qenë të jashtëzakonshëm pët trajnerin italian këtë edicion, por në Bilbao, ai nuk mund të llogarisë në brazilianin dhe kroatin.

Plani i Ancelottit të fitojë pa dyshen është i lidhur rreth Valverdes dhe Camavingas, dyshe e cila pritet të startojë pranë njëri-tjetrit.

Përderisa sezoni 2021/22 ka prioritet triumfin në La Liga Santander për Real Madridin, Ancelotti gjithashtu duhet të mendojë edhe për epokën pas treshes Kroos, Modric dhe Casemiro.

Camavinga dhe Valverde janë pjesë të rëndësishme për të ardhmen e klubit. Sidoqoftë, më dy humbjet e “Los Blancos” këtë sezon ndaj Sheriff dhe Espanyol, Valverde dhe Camavinga po luanin së bashku në mesfushë.

(Kosova Sot Online )