
Lexoni edhe:
Rama përdor Varhejlin për ti bërë thirrje Kosovës: Ejani të marrim në dorë fatin tonë me Open Balkan
Philippe Coutinho është një nga futbollistët në të cilët Xavi Hernandez nuk llogarit dhe nga i cili Barcelona mund të përfitojë fonde për të sjellë lojtarë tjerë në klub. Kjo është arsyeja pse Barcelona po e ofron futbollistin Brazilian te ekipet e Premierligës.
Sipas Daily Mail, Barcelona e ka ofruar Coutinhon te Tottenhami dhe Newcastle. 29-vjeçari u largua nga Premierliga në vitin 2018, kur Barcelona pagoi 120 milionë euro + 40 milionë të tjera bonuse te Liverpooli.
Ai në sezonin 2019/20 u huazua te Bayern Munichu, ku arriti ta fitojë tripletën, ndërsa ajo ishte Champions League e vetme që e fitoi në karrierë deri tani.
Që kur Xavi u bë trajner i Barcelonës një muaj më parë, Coutinho luajti vetëm një ndeshje si startues, në humbjen 0:1 ndaj Betisit.
(Kosova Sot Online )