![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/04/200x200_liver-600x3601638631433.jpg)
Lexoni edhe:
Liverpooli n’gjysmëfinale pas penalltive, kualifikohen edhe Chelsea me Tottenhamin
Sergio Ramos u përjashtua nga loja me karton të kuq në vetëm paraqitjen e tretë për Paris Saint-Germainin të mërkurën në barazimin me Lorient në udhëtim.
Ish-ikona e Real Madridit është duke përjetuar kohë të vështira në kryeqytetin francez deri tani, për shkak se telashet fizike ia kanë kufizuar dukshëm mundësitë për të luajtur.
Ramos e mbylli vitin 2021 duke u përjashtuar nga fusha e lojës pas dy kartonëve të verdhë, pasi ishte futur në lojë si zëvendësues pas pjesës së parë.
Liverpooli n’gjysmëfinale pas penalltive, kualifikohen edhe Chelsea me TottenhaminLexoni edhe:
Por Ramos nuk është i panjohur për ndëshkimet nga gjyqtarët.
Kartoni i kuq i së mërkurës ishte i 27-ti në karrierë për Ramosin, që është rekord në shekullin e 21-të.
Ramos u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda katër minutave, së pari për protestë ndaj një vendimi të gjyqtarit dhe pastaj pasi bëri faull ndaj Terem Igobor.
Mauro Icardi e shpëtoi skuadrën e Mauricio Pochettinos nga disfata, duke shënuar në minutat shtesë për ta siguruar një barazim 1:1.
??| The moment Sergio Ramos received his first ever red card for PSG and the 27th of his professional career.
— Philip Alimo (@alimo_philip) December 23, 2021
? 45' Sergio Ramos replaces Nuno Mendes
? 86' Sergio Ramos gets himself sent off
?Some things never change!#FCLPSG|#PSG|#Ramos pic.twitter.com/PrgIg0SjzE
(Kosova Sot Online )