Lexoni edhe:
18 pikë para Barçës, 17 para Atleticos, por Ancelotti thotë se Reali “nuk e ka titullin në xhep”
Carlo Ancelotti mendon se këtë edicion në Champions League, nuk ka asnjë favorit të qartë, si dikur.
Reali i tij do të ketë punë me Paris Saint Germain, një short që ngjalli shumë diskutime, pasi u përsërit pasi që Madridi ishte vënë përballë Benficas.
“Ajo çka mund të them unë është se Reali do të luftojë deri në fund. Në këtë Champions nuk ka një favorit. Janë përmendur si Bayern, Liverpool apo edhe PSG. Por unë mund të them se jemi edhe ne, është edhe Atletico Madridi që besoj se mund të shkojë larg në këtë garë. Ekipet spanjolle do të luftojnë në të gjitha garat sepse luajnë futboll të bukur”, u shpreh Ancelotti.
(Kosova Sot Online)