
Lexoni edhe:
Napoli po synon t’i ribashkojë Rrahmanin me Kumbullën, Mourinho nuk e do te Roma mbrojtësin e Kombëtares
Karim Benzema është golashënuesi më i mirë në La Liga me 15 gola.
Në La Liga tashmë ka përfunduar pjesa e parë e sezonit 2021/22 dhe futbollistët po i shijojnë festat e fundvitit para se të rikthehen brenda pak ditësh dhe të nisin punën aty ku e lanë.
Në pjesën e parë të sezonit është vërejtur shkëlqemi i Karim Benzemas, që është favoriti numër një për të fituar Këpucën e Artë në Spanjë.
Ai deri më tani ka shënuar 15 gola dhe ndiqet nga sulmuesi i Betis, Juanmi me 11 gola.
Podiumin e plotëson Vinicius Junior me 10 gola, që gjithashtu po shijon një sezon të mirë.
Luis Suarez i Atletico Madrid renditet vetëm i 10-ti, derisa Antoine Griezmann nuk ka gjetur ende formën e dikurshme pas rikthimit te Atletico.
Top 10 golashënuesit:
(Kosova Sot Online )