Lexoni edhe:
Urimet e Messit dhe Ronaldos për Krishtlindje
Edinson Cavani vijon të mbetet një gjahtar goli, por 34-vjeçari nuk po përfiton minuta te Manchester United këtë sezon për shkak të Cristiano Ronaldos. “El Matador” pritet të largohet nga skuadra angleze në merkaton e janarit, dhe për shërbimet e tij po garojnë Barcelona dhe brazilianët e Corinthians.
Largimi i mundshëm i uruguaianit ka zemëruar Dimitar Berbatov, ish-sulmuesin e “Djajve të Kuq”, i cili komentoi për Betfair situatën e lojtarit të ekipit të Rangnick. “Pavarësisht paraqitjeve të mira të ofruara deri më tani, Cavani ka luajtur pak.
Urimet e Messit dhe Ronaldos për KrishtlindjeLexoni edhe:
Kur në skuadër vjen një lojtar si Cristiano Ronaldo, ai merr të gjithë vëmendjen dhe luan çdo ndeshje. Kjo është e padrejtë, sepse Cavani dha shumë për United në sezonin e kaluar, duke e merituar kontratën e re. Por CR7 zuri vendin e tij në skuadër.
Nuk është e drejtë, por kjo ndodh në futboll. Të largohesh për të luajtur më shumë është një zgjedhje e kuptueshme. Cavanit po i ofrojnë edhe shumë para. Ai është 34 vjeç, kështu që duhet ta vlerësojë edhe këtë aspekt”, deklaroi ish-sulmuesi bullgar i United.
(Kosova Sot Online )