
Lexoni edhe:
Edhe Bashkimi Evropian detyrohet të bindet se Kosova nuk mund ta pranon asociacionin serb!
Sulmuesi francez Anthony Martial ia ka bërë me dije Manchester Unitedit se dëshiron të largohet nga klubi.
Trajneri i përkohshëm i Unitedit, Ralf Rangnick, tregoi se kishte biseduar gjatë me Martialin të mërkurën e kaluar, në një takim në të cilin 26-vjeçari i kishte thënë se tani është koha e duhur për ndryshim.
Martial i zhvilloi vetëm dy ndeshje si titullar për Unitedin këtë sezon në Premierligë, duke e shënuar një gol.
Pavarësisht dëshirës së hapur për t’u larguar, Unitedi ende nuk e ka marrë asnjë ofertë për sulmuesin francez, tregoi Rangnick.
Menaxheri i Martialit, Philippe Lamboley, konfirmoi në fillim të këtij muaji se 26-vjeçari dëshiron të largohet nga klubi në janar.
Ndërkohë, Rangnick ka thënë: “Ai u shpjegua dhe ai ka qenë në Manchester United për shtatë vjet tashmë dhe ndien se tani është koha e duhur për ndryshim, për të shkuar diku tjetër”.
Martial iu bashkua Unitedit në vitin 2015 nga Monaco për rreth 40 milionë euro.
Ai i shënoi 79 gola në 268 paraqitje për djajtë e kuq por që prej ardhjes së Cristiano Ronaldos, Edinson Cavanit dhe Jadon Sanchos në Old Trafford ai është bërë i parëndësishëm.
(Kosova Sot Online )