![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/28/200x200_jr-780x4391640701104.jpg)
Lexoni edhe:
Tragjike: Vritet në sy të familjes boksieri i peshave të rënda
Brooklyn ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 124-108 ndaj Clippers. Sfidë e dominuar nga miqtë, ku u dallua James Harden, autor i 39 pikëve e 15 asist.
Në vendin e dytë në Lindje qëndron ekipi i Chicago Bulls, që bëri detyrën ndaj Atlanta, duke fituar 130-118.
DeRozan me 35 pikë, LaVine me 30 dhe Vicevic me 24 pikë e 17 rebound, ishin më të mirët në parket për Chicago.
Mirë po paraqitet në Perëndim ekipi i Utah Jazz, që sot fitoi 110-104 në fushën e San Antonio. Sfidë në përgjithësi e ekuilibruar, me 6 lojtarë të Jazz që realizuan mbi 10 pikë (Clarkson më i miri me 23 pikë).
Tragjike: Vritet në sy të familjes boksieri i peshave të rëndaLexoni edhe:
Humbet kreun skuadra e Phoenix, që u mund në sekondat e fundit 114-113 nga Memphis.
Morant me 33 pikë e Bane me 32 u dalluan për Memphis, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Booker për Suns.
NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – Houston, 123-99
Atlanta – Chicago, 118-130
Minnesota – Boston, 108-103
San Antonio – Utah Jazz, 104-110
Phoenix – Memphis, 113-114
Portland – Dallas, 117-132
Clippers – Brooklyn, 108-124
(Kosova Sot Online )