Lexoni edhe:
Ky është Behgjet Pacolli, tradhtar i rrezikshëm i Kosovës dhe “hero” i ngritur i Rusisë e mik i Aleksander Vuçiqit!
Reagon Klopp pas disfatës tronditëse të Liverpoolit kundër Leicesterit
Jurgen Klopp e ka pranuar se Liverpooli luajti shumë dobët në humbjen 1:0 kundër Leicester City të martën, si pasojë e të cilës skuadra e tij ngel tani gjashtë pikë mbrapa liderit Manchester City në garë për titull në Premierligë.
Të kuqtë patën vështirësi të krijonin raste shënimi dhe Mohamed Salah e humbi penalltinë në pjesën e parë, para se Ademola Lookman të shënonte për Leicesterin në minutën e 59-të.
Kjo disfatë e mban Liverpoolin gjashtë pikë mbrapa kampionit dhe liderit Manchester City dhe është një goditje ndaj shpresave të tij për titull në Premierligë.
Klopp, 52-vjeçar, e pranoi pas ndeshjes se skuadra e tij e meritoi humbjen.
“Ne luajmë shumë keq, ishte humbje e merituar plotësisht”, tha Klopp pas ndeshjes.
“Vendimet i morëm gabimisht, mbase na mungonte pakëz fat. Krijuam mjaftueshëm për të fituar, por nëse humb nënkuptohet duhet të bësh më shumë. Leicesteri e pati vetëm një goditje në kornizën e portës. Nuk krijoi shumë raste, por ne është dashur të mbrohemi më mirë”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )