Lexoni edhe:
Lufta kundër krimit duhet të profesionalizohet dhe të thellohet, krimi nuk ka nacionalitet
Newcastle Unitedi është duke menduar ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit, në përpjekje për ta shmangur rënien nga Premierliga dhe Samuel Umtiti i Barcelonës është ndër synimet e tij kryesore.
Umtiti ka kohë qe e ka humbur besimin e klubit dhe Barcelona ka qenë në nevojë dëshpëruese për ta gjetur një blerës për të, kryesisht për ta hequr qafë francezin për shkak të pagës së lart.
Gjiganti katalonas është në telashe financiare dhe dëshiron t’i largojë futbollistët me paga të larta, me Umtitin që paguhet rreth 230 mijë euro në javë.
28-vjeçari, fituesi i Kupës së Botës 2018 më Francën, është nxjerrë në shitje pothuajse që dy vjet.
Raportohet se Newcastle, klubi anglez që para disa muajve u ble nga Fondi për Investime i Arabisë Saudite duke u bërë ndër klubet më të pasura në botë, është i gatshëm t’i ofrojë Umtiti marrëveshje shumë fitimprurëse.
Besohet se Newcastle i ka bërë ofertë në vlerë 17 milionë euro Barcelonës për shërbimet e francezit.
Për Umtiti thuhet se interesohen edhe Milani në Serie A dhe Benfica në Portugali.
(Kosova Sot Online )