![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/29/200x200_media.media_.81424052-5cfb-443e-8d26-8f8cb3949a46.original1024-600x3601640770765.jpg)
Lexoni edhe:
Klopp: Nëse luajmë kështu nuk do ta zëmë Manchester Cityn kurrë
Barcelona ka njoftuar se edhe tre futbollistë të tjerë të ekipit të parë kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19, duke e çuar në shtatë numrin e futbollistëve të prekur nga koronavirusi në klub këtë javë. Gavi, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele iu bashkuan Clement Lengletit, Alejandro Baldes, Dani Alvesit dhe Jordi Albas në listën e lojtarëve të Barçës të prekur nga Covid-19. Barcelona njoftoi se në testet e bëra këtë të mërkurë për koronavirus, Gavi, Umtiti dhe Dembele dolën pozitivë.
Klopp: Nëse luajmë kështu nuk do ta zëmë Manchester Cityn kurrëLexoni edhe:
Infektimi i tyre me virus vjen në prag të ndeshjes së parë të skuadrës së Xavit në vitin 2022, kundër Mallorcas të dielën më 2 janar. Por ata nuk janë lojtarët e vetëm në të cilët Xavi nuk do të mundë të llogarisë në këtë kohë. Sergio Busquets mungon shkaku i kartonëve, ndërsa Ansu Fati, Pedri, Memphis Depay, Martin Braithwaite dhe Sergi Roberto mungojnë shkaku i lëndimeve. Kjo nënkupton se ndeshja e Barcelonës në fundjavë kundër Mallorcas në udhëtim mund të shtyhet.
(Kosova Sot Online )