
Guardiola: Foden nuk ka çfarë për të provuar

Manchester City arriti fitoren e 10-të radhazi në ligë të mërkurën mbrëma pas fitores minimale në udhëtim ndaj Brentford.
Goli i Phil Foden në pjesën e parë ishte i mjaftueshëm që City të siguronte një fitore 1-0 në Brentford dhe të përforconte vendin e parë pas rrëshqitjeve nga Liverpool dhe Chelsea.
Pas ndeshjes, Guardiola vlerësoi yllin anglez, Foden, duke shtuar se ai nuk ka më çfarë për të provuar.
“Phil ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm. Ai është një djalë që mund të luajë në pozicione të ndryshme në një nivel të jashtëzakonshëm.
“Ne nuk kishim dyshime për këtë. A kishte ai ndonjë gjë për të provuar? Absolutisht jo”, është shprehur Guardiola.
(Kosova Sot Online)