Lexoni edhe:
Amir Rrahmani, më i miri i vitit
Kosova ishte sensacion i Olimpiadës së Tokios, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medalje të arta
Kosova ia tregoi edhe një herë botës vlerat e saj.
Amir Rrahmani, më i miri i vititLexoni edhe:
Një vend i vogël nga Ballkani i befasoi të gjithë me suksesin e radhës në garën më të rëndësishme në botë.
Pasi e kishte fituar medaljen e artë në debutim me Majlinda Kelmendin në “Rio 2016”, Kosova u pasurua me dy medalje të tjera të arta.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi na e zbardhën fytyrën duke u larë me ar në Olimpiadën e Tokios.
Nora shkëqeu në kategorinë e saj deri në 57 kilogramë, kurse Distria deri në 48 kilogramë.
Dy vashat e arta të Kosovës ishin të papërmbajtshme dhe i mposhtën një nga një kundërshtaret.
Ato u bënë heroinat e reja të Kosovës dhe e ngritën në tre numrin e medaljeve të arta të vendit tonë e vetëm dy pjesëmarrje olimpike.
Ato u shpërblyen me plot merië nga shteti me nga 100 mijë euro, kurse trajneri i tyre, Driton Kuka, në të dyja rastet me nga 50 mijë.
Gjithashtu, Nora dhe Distria u shpërblen edhe Komiteti Olimpik i Kosovës me nga 10 mijë euro, ndërsa Kuka i mori dy herë nga 5 mijë.
Kosova u paraqit në Olimpiadën e shtyrë për një vit shkaku i pandemisë, me 11 garues.
“Dardanët” synojnë të jenë të suksesshëm edhe në Olimpiadën e ardhshme, e cila do të mbahet në Paris në vitin 2024.
(Kosova Sot Online)