Ndeshjet e Serie A nuk do shtyhen

  • 04 January 2022 - 16:48
Ndeshjet e Serie A nuk do shtyhen

Ndeshjet e Serie A nuk do të shtyhen pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19 në Itali.

Më 6 janar do të rikthehen skuadrat e kampionatit italian në fushën e lojës rregullisht.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore janë gati të ndërhyjnë; skuadrat ku do të ketë vatër infektimesh me coronavirus do të ndalohen të zbresin në fushën e lojës apo të luajnë ndeshjet në transfertë. Në këtë pikë, e vetmja ndeshje që rrezikon të mos luhet është ajo mes Salernitanës dhe Venezias me skuadrën granata që për momentin ka regjistruar 11 raste pozitive me coronavirus.

Por, Serie A ka bërë të ditur se nuk do të shtyjnë xhirot e ardhshme edhe pse tashmë në Evropë kanë filluar të rriten rastet e infektimeve.

Klubet e mëdha në Itali kanë kërkuar që së paku ndeshjet mos të luhen me tifozë, derisa të kalon kjo valë e infektimeve me Omicron. 

(Kosova Sot Online )