Lexoni edhe:
Po vijnë ditë të rënda për ish krerët e UCK-së në Gjykatën Speciale, dosja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit shpaloset gjatë këtij viti
Novak Djokovic po përballet me një përjashtim të mundshëm tre-vjeçar nga Australian Open, pavarësisht se e fitoi apelin e tij brenda natës.
Djokovic është aktualisht i lirë për të hyrë në Australi pasi një gjykatës anuloi vendimin për anulimin e vizës së tij.
Megjithatë, kjo situatë është larg përfundimit dhe çështja mund të kthehet në gjykatë.
Avokati që vepron në emër të qeverisë, Christopher Tran, i tha gjykatës se Ministri i Emigracionit, Alex Hawke tani mund të shqyrtojë nëse do të ushtrojë ndërhyrje ministrore dhe të ri-anulojë vizën.
Gjykatësi Kelly tha se nëse 34-vjeçarit serb i anulohet viza sipas diskrecionit të ministrit, ai nuk do të mund të hyjë në Australi për tre vjet.
(Kosova Sot Online )