Nadal: Në nivel personal preferoj që Djokovic të mos luajë, por drejtësia ka folur

  • 10 January 2022 - 09:14
Nadal: Në nivel personal preferoj që Djokovic të mos luajë, por drejtësia ka folur

Rafa Nadal ka dhënë opinionin e tij lidhur me vendimin e gjykatës australiane që anuloi vendimin për anulimin e vizës së tenistit serb, Novak Djokovic.

Gjykatësi ka urdhëruar që Djokovic menjëherë të lirohet nga qendra ku është mbajtur ditëve të fundit dhe që t’i paguhen të gjitha shpenzimet.

Nadal deklaroi se në nivel personal do të dëshironte që Djokovic të mos luante, por e respekton vendimin.

“Në nivel personal, preferoj shumë që ai të mos luajë. Drejtësia është ajo që duhet të flasë në këtë rast dhe unë jam gjithmonë një mbrojtës i drejtësisë, në të gjitha kauzat”, tha Nadal për Onda Cero.

Ministri australian i Imigracionit ende ka kompetenca që t’ia anulojë ose jo vizën Djokovicit. Nëse kjo ndodh, Djokovicit do t’i ndalohej hyrja në Australi për tri vite.

Por asgjë ende s’ka përfunduar sa i përket pjesëmarrjes së Djokovic në turneun e Australian Open që fillon më 17 janar.

(Kosova Sot Online )