Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Barcelonës

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 14:57
Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Barcelonës

Real Madridi e ka publikuar listën e lojtarëve për “El Clasicon” ndaj Barcelonës.

“Los Blanco” përballen me katalonasit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës të mërkurën me fillim nga ora 20:00.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja luhen në Arabinë Saudite. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Gjysmëfinalja e parë luhet më 12 dhjetor, kurse e dyta një ditë më vonë.

Finalja e Superkupës së Spanjës do të luhet më 16 dhjetor. 

(Kosova Sot Online)