Ramsey konfirmohet pozitiv më Covid-19

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 19:24
Ramsey konfirmohet pozitiv më Covid-19

Makthi i Aaron Ramsey në Juventus po vazhdon me lajmin se ai është testuar pozitiv me Covid-19 dhe është në vetëizolim

Mesfushori nuk është përfshirë ende në skuadër për vitin 2022 për shkak se ai, sipas trajnerit Max Allegri “do të largohet” nga klubi.

Derisa ai po kërkon transfer gjatë afatit të janarit, ai duhet të pushojë pak për shkak se Bardhezinjtë kanë lajmëruar se ai është testuar pozitiv me Covid-19.

Kjo është një goditje tjetër për Bardhezinjtë, të cilët tashmë kanë konfirmuar se pozitiv janë edhe Giorgio Chiellini, Arthur dhe Carlo Pinsoglio.

Të tre këta tani janë shëruar.

Uelsiani Ramsey është testuar pozitiv më Covid-19 dhe tashmë është vendosur në vetizolim.

Ai u largua si lojtar pa kontratë nga Arsenali në verën e vitit 2019.

Tani (31), Ramsey është lidhur me një kalim në Newcastle United dhe Aston Villa, por besohet se ai po kërkon një klub më të njohur pë ta bërë lëvizjen e radhës. Kontrata e tij me Juven skadon në qershorin e vitit 2023.

(Kosova Sot Online)